Kombëtarja pas pak në Rinas, futbollistët një ditë pushim

Kombëtarja kuqezi e cila u ndesh dje me Arabinë Saudite (1-1) në testin e luajtur në Abu Dabi pritet të rikthehet në Rinas rreth orës 16:30. Risia e ftesave të Rejas këtë radhë ishin futbollistë të shumtë të Superioers e cila këtë fundjavë do zhvillojë xhiron e 10-të saj.

Megjithatë lojtarët e kampionatit shqiptar pritet të marrin një ditë pushim ndërsa trajnerët Shehi, Kolela, Josa, Vukiçeviç, Shkëmbi dhe Bellai do mund ti ingranojnë në seacat përgatitore vetëm ditën e premte.

Xhixha, Deliu, Kallaku, Bitri, Hadroj, Skuka, Rrapaj, Gurishta, Hakaj, Mala, Lorenco Vila, Turkaj, Janku, Albion Marku, tashmë janë të rrethuar te blloku i teknikut Reja ndërsa në vazhdën e miqësoreve me 9 nëntor ndaj Katarit në Spanjë pse jo dhe me Italinë më 16 nëntor dhe Armeninë më 19 nëntor në ‘Air Albania’, mund të rilistohen si pjesë e skuadrës kombëtare.

Ishte vetë trajneri italian ndërsa dha konsideratën pas barazmit me arabët se kishte mbetur i kënaqur nga lojtarët e rinj.

Kështu, java e 10, në program të shtunën dhe të dielën, do ketë gati të rikthyerit nga impenjimi i 26 tetorit. Një mundësi tjetër për të performuar mirë për skuadrat respektive por dhe vetë futbollistët e rinj të fanellës kuqezi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!