Teuta dhe Partizani zbardhin formacionet, Vllaznia…

Teuta dhe Partizani përballen në “Niko Dovana” me start në 17:45 në atë që mund të quhet një provë e rëndësishme për dy skuadrat.

Teuta e “ringjallur” pas fitores me Egnatian sheh përpara me optimizëm teksa do të ketë sot përballë kryesuesit e Partizanit. Të kuqtë regjistrojnë vetëm 2 humbje në 8 javë kampionat dhe do kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive.

Trajnerët Shkëmbi dhe Kolela kanë zbardhur 11-shen titullare për sfidën e sotme.

Formacionet zyrtare:

Teuta: Dema, Idrizaj, Kuros, Jazxhi, Marku, Karabeci, E. Vila, L. Vila, Gruda, Çyrbja, Hebaj. Tr: Bledi Shkëmbi

Partizani: Rexhepi, Bitri, Buxhelaj, Hadroj, Sota, Rrapaj, Murataj, Hoti, Matondo, Da Silva, Skuka. Tr: Xhovani Kolela.

Vllaznia – Bylis, paralielisht:

“Loro Boriçi” pret sot në 17:45 sfidën Vllaznia – Bylis e vlefshme për javën e fundit të fazës së parë Abissnet Superiore.

Skuadra e Bellait vjen pas dy humbjesh radhazi përballë një Vllaznie që fitoren e fundit e numëron më 18 shtator ndaj Kastriotit.

Jo shumë ndryshime mes skuadrave nisur nga ajo që kanë prodhuar deri tani gjë që dëshmohet dhe nga pikët në tabelën e klasifikimit. Si shkodranët dhe ballshiotët kanë grumbulluar 11 pikë, ndërsa sot shohin vetëm nga fitorja.

Janë publikuar dhe formacionet zyrtare të sfidës që fillon pas pak.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Zogoviç, Bulatoviç, Gurishta, Smajli, Marku, Kruja, Juriç, Mala, Alivoda, Hoxhaj, Aralica. Tr: Mirel Josa

Bylis: Teqja, Trumci, Damçevski, Qoshku, Loran, Maçolli, Janku, Da Silva, Kaçorri, Lajthia, Beji. Tr: Arian Bellai./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!