Në Durrës ka një duel “verifikimi”, Vllaznia rikthen të dëmtuarit

Nga Erga Kenga

Fundi i fazës së parë në Abiisnet Superiore ofron sot dy takime mjaft të rëndësishme për vazhdimësinë e skuadrave në fushë.

Kryesfida do të jetë ajo e ‘Niko Dovana’-as në Durrës teksa Teuta do të presë kryesuesit e kampionatit, Partizanin. ‘Djemtë e Detit’ vijnë në këtë ballafaqim pasi arritën fitoren e parë në kampionat.

Tri pikët ndaj Egnatias në transfertë dhe kontigjenti thuajse i plotë shoqërur me moralin e lartë, pritet të shtojë kërkesën e formacionit të Bledi Shkëmbit për të tentuar suksesin e dytë radhazi. Veçmas Qaqit, mungesë thelbësore ajo e Blerim Kotobellit (kartonë).

Te Partizani nuk kanë kohë për të humbur. Ndonëse të kuqtë mbajnë ende kreun, paraqitja e fundit, e kryesisht produkti me vetëm një pikë në javën e tetë ndaj Kastriotit, ka bërë që ndjekësit të afrohen me një pikë. Kolela do të ketë të gatshëm Rrapajin i cili ka shlyer pezullimin një javor (kartonë) por dhe Telushin e rekuperuar. Mensah shkon në ‘infiermëri’ çka do të thotë se stafi nuk e sheh si alternativë.

Vllaznia- Bylis figuron ndeshja tjetër e ditës e cila do të luhet në të njëjtën orë me Teuta- Partizani në 17:45. Dueli për vetë objektivat e skuadrave në “Loro Boriçi” pritet të jetë i ndezur.

Shkodranët morën një pikë të vyer në takimin me Laçin pasi skuadra e Josës po vuan në këtë fazë të garës ndjeshëm mungesat e disa titullarëve. Rikthehen në dispozicion Jonuzi, Hakaj, Boshnjaku, Heriç dhe Kaina. Për Latifin duhet ende kohë.

Nga ana tjetër Bylis luajti mirë me Tiranën një javë më parë por nuk mori asnjë pikë. Me grupin e plotë, skuadra e Bellait gati të luajë ‘hapur’ për tu rikthyer te pikët. Pozicioni në tabelë i sheh të dyja skuadrat në kuotë të njëjtë pikësh-11-të.

Java e 9-të:

17:45

Teuta- Partizani

Vllaznia- Bylis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!