Ndryshon axhenda futbollistike, Tirana në Elbasan

Ka pësuar ndryshime kalendari paraprak i Superiores teksa sipas Departamentin të Garave në FSHF, java e nëntë do të zhvillohet me orare dhe fusha të ndryshuara.

Kështu të premten do të luhet Teuta- Partizani në “Niko Dovana” ndërsa po atë ditë dhe dy takime të tjera; Kukësi-Egnatia dhe Vllaznia- Bylis.

Ndërkohë të shtunën zhvillohen dy takimet Kastrioti- Laçi dhe Tirana- Erzeni. Ndeshja Tirana- Erzeni, planifikuar për tu zhvilluar në “Selman Stërmasi”, për vetë kushtet e terrenit në kryeqytet, do të spostohet në Elbasan.

Ndërkaq edhe java e 7-të e Kategorisë së Parë luhet në tri ditë.

Programi i fundjavës futbollistike në dy nivelet më të larta të Shqipërisë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!