Tetova te Lushnja? Punë e mbaruar

Ndonëse seanca e sotme e skuadrës së Lushnjës u drejtua nga dyshja Hasalla- Gazheli, te lagunarët në këtë seancë të ditës, u shfaq Edlir Tetova.

Sipas burimëve pranë Lushnjës, durrsaku 39 vjeçar ka arritur akordin me kryebashkiaken Sefa dhe po punohet për detajet e kontratës.

Ndërkaq, pasi kanë marrë vesh se ish trajneri i Egnatias do të ulet në stol në vend të Klodian Duros të shkarkuar, ultrasit kanë mirëpritur trajnerin e ri verdhjeshil.

Me gjasë Edlir Tetova ka shfrytëzuar momentin për të vëzhguar skuadrën e tij të re. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!