Egnatia/ Prezantohet Duro

Tiranasi zëvendëson Edlir Tetovën i cili u shkarkua pas humbjes 1-2 përballë Teutës në Rrogozhinë.

Trajneri i njohur Shpëtim Duro u prezantua sot si tekniku i ri i skuadrës së Egnatias. Ishte vetë kreu i klubit Agim Demrozi ai që shtrëngoi duart me 62 vjeçarin i cili më parë ka drejtuar Partizanin, Besën, Skënderbeun, Vllazninë, Flamurtarin, Kukësin dhe Laçin.

Duro në karrierën e tij trajnuese ka patuer eksperienca edhe në Maqedoninë e Veriut te Shkëndija dhe në Kosovë te Drita e Gjilanit.

“Shpëtim Duro është trajneri i ri i KF Egnatia. Tekniku ka firmosur kontratën dhe ka nisur përgatitjet me ekipin për ndeshjen e rradhës.”, shkruan klubi në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!