UEFA ‘Euro U21’ / Shorti të martën në Bukuresht

Nga 21 qershori deri më 8 korrik 2023 do të zhvillohet faza finale e ‘Euro U21’ në futboll për meshkuj.

Referuar këtij fakti teksa finalet zhvillohen në dy shtete (Rumani, Gjeorgji) të martën më 18 tetor, ora 18, në ‘The Romanian Atheneum’ në Bukuresht UEFA do të hedhë shortin e grupëve.

Në short do të marrin pjesë 16 skuadra: Gjeorgjia dhe Rumania (dy vendet pritëse), nëntë fituesit e grupeve kualifikuese, skuadra më e mirë dhe katër fituesit e play-off-it. Grupet A dhe C do të luhen në Gjeorgji (Batumi, Kutaisi, Tbilisi), grupet B dhe D në Rumani (në Bukuresht dhe Kluzh).

Dy të parat e secilit grup do të kualifikohen në fazën me eliminim direkt. Kombëtareve pritëse (Gjeorgjia dhe Rumania) u caktohen përkatësisht pozicionet A1 dhe B1. Të 16 skuadrat ndahen në katër grupe bazuar në pozicionin e tyre në renditjen e UEFA-s për ekipet kombëtare nën 21 vjeç.

Ndërkaq Europa do të ketë tre vende në turneun e futbollit për meshkuj të Lojërave Olimpike të ‘Paris 2024’, pa llogaritur vëndin pritës, Francën, të kualifikuar automatikisht. /Sportiim.al/

Skuadrat pjesëmarrëse sipas vazove paraprake:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!