Inter: Klubi nuk kërkon shitjen por një aksioner

Pas thashethemit të raportuar dje nga Financial Times, sipas të cilit dy banka po punojnë për shitjen e Interit, La Gazzetta dello Sport nënvizon qëndrimin e klubit zikaltër.

Sipas saj te klubi zikaltër janë shumë të acaruar nga kjo situatë e krijuar rreth tyre. Nga shtëpia e Interit bëjnë të ditur se nuk është nënshkruar asnjë kontratë zyrtare edhe pse janë duke u zhvilluar bisedime me banka të shumta, përfshirë edhe Raine Group.

Kjo për shkak se me Goldman Sachs nuk arriti asnjëherë në një marrëveshjeje. Gjithësesi, klubi sqaron se nuk janë të interesuar për shitjen e gjithë aksionëve por janë në kërkim të një ortaku me aksione të vogla./Foto: Twitter/ /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!