Në ‘Iduna Park’, Dortmund shastis Bajernin, Milan zvogëlon Juven

Java e 9-të e Serie A kishte në program sfidën Milan – Juventus. Kuqezinjtë e Piolit ia dolën të fitonin me meritë përballë bardhezinjve në shifrat 2-0 falë golave të Tomorit dhe Diaz. Kampionët në fuqi kapërcyen humbjen ndaj Çelsit në Champions League dhe siguruan një 3-pikësh të rëndësishëm përballë një Juventusi jo në formën e tij më të mirë.

Sakaq, Bundesliga luajti sot klasiken Borusia Dortmund – Bajern Mynih. Një ndeshje “makth” për bavarezët të cilët u barazuan në minutën e 5′-të shtesë pas daljes me të kuq të Koman duke ndarë nga 1 pikë me verdhezinjtë.

E shtuna rezervoi sfida mjaft interesante edhe në Premier League ku në 5 sfida u realizuan 17 gola, 1 prej të cilëve mban firmën e Armando Brojës në fitoren e Çelsit dhe 1 tjetër i përket sulmuesit të momentit, Haland, që nuk di të ndalet së shënuari.

Ndërkaq, në La Liga, Samapolo debutoi sot si trajner i Seviljas me një barazim ndaj Atletik Bilbaos, ndërsa madrilenët e Realit fituan 0-1 derbin ndaj Getafes.

Rezultatet:

Premier League:
Burnemuth – Leiçester 2-1
Çelsi – Uolves 3-0
Mançester Siti – Sauthempton 4-0
Njukastëll – Brentford 5-1
Brajton – Totenhem 0-1

La Liga:
Almeria – Rajo Vajekano 3-1
Atletiko Madrid – Xhirona 2-1
Sevilja – Atletik Bilbao 1-1
Getafe – Real Madrid 0-1

Serie A:
Sasuolo – Inter 1-2
Milan – Juventus 2-0
Bolonja – Sampdoria 1-1

Bundesliga:
Augsburg – Volfsburg 1-1
Bajer Leverkusen – Shalke 4-0
Bohum – Eintraht Frankfurt 3-0
Mainz – Lajpcig 1-1
Borusia Dortmund – Bajer Mynih 2-2

Ligue 1:
Marsejë – Azhaksio 1-2
Reims – PSG 0-0

  • Foto Twitter/ Përgatiti: Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!