Roma kursehet me Leçen dhe Kumbullën, Barça me Seltën

U luajtën ditën e sotme të tjera sfida të xhiros së 9-të të Serie A. Vijon të surprizojë Udineze teksa sot barazoi Atalantën. Skuadra e Gasperinit nuk arriti të ruante avantazhin e dy golave dhe u barazua nga vendasit duke dalë me 1 pikë nga ky takim.

Napoli nuk e ndal hapin duke marrë një tjetër fitore kësaj radhe përballë Kremonezes në shifrat 1-4. Napolitanët ende nuk kanë pësuar humbje dhe udhëheqin klasifikimin të vetëm me 23 pikë.

Roma mbylli mbrëmjen me fitoren e vlshtirë ndaj Leçes në shifrat 2-1.Miqtë luanin me 1 lojtar më pak që prej minutës së 23′-të dhe arritën të barazonin Romën, por një penallti e kthyer në gol nga Dibala, shpëtoi skuadrën e Murinjos nga një barazim zhgënjyes. Kumbulla në fushë në të 88′-ën.

Sakaq, në Spanjë luhet për llogari të javës së 8-të. Barcelona fiton minimalisht ndaj Selta Vigos ndërsa dhe Real Sociedad mundi Vijareal. Dy sfidat e tjera, Real Vajadolid – Real Betis dhe Kadiz – Espanjol u mbyllën në barazim.

Rezultatet:

La Liga:
Real Vajadolid – Real Betis 0-0
Kadiz – Espanjol 2-2
Real Sociedad – Vijareal 1-0
Barcelona – Celta Vigo 1-0

Serie A:
Torino – Empoli 1-1
Monza – Specia 2-0
Salernitana – Verona 2-1
Udineze – Atalanta 2-2
Kremoneze – Napoli 1-4
Roma – Leçe 2-1

Bundesliga:
Borusia Gladbah – Këln 5-2
Herta Berlin – Frajburg 2-2
Shtutgart – Union Berlin 0-1

Ligue 1:
Montpelje – Monako 0-2
Anxhers – Strasburg 2-3
Brest – Lorient 1-2
Klermont – Okser 2-1
Nicë – Trojes 3-2
Rënes – Nantes 3-0
Lilë – Lens 1-0 /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!