Afron shorti, ‘Euro 2024’ e gjën Shqipërinë…

  • Shorti i Kampionatit Europian 2024, do të hidhet këtë të diel në datë 9 tetor në Frankfurt të Gjermanisë (12:00).

Për Shqipërinë e vendosur në vazon numër 3 pritshmëritë për të peshkuar rivalë të favorshëm vështirësohen në maksimum pasi në dy vazot lart janë kombëtare elitare në kontinent.

Megjithatë për ‘Euro 2024’, finalet e së cilës zhvillohen në Gjermani, mundësia për një biletë ka brenda bonusin eventual pasi nga grupet do të kalojnë nga dy skuadra. Do të jenë shtatë grupe me nga 5 përfaqësuese dhe 3 të tjerë me nga 6-të kombëtare.

Ndërkohë veç 20 skuadrave të dala nga fushata kualifikuese, në fazë finale edhe tri vende nga Play-Off-et e Ligës së Kombëve të cilave ju shtohet dhe vendi organizator Gjermania duke plotësuar formatin me 24 skuadra.

‘Euro 2024’, faza finale, nis me 14 qershor 2024 dhe mbyllet me finalen më 14 korrik 2024./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!