Inter mund Barçen, Napoli superfuqi ndaj Ajaks

Te Inter, Asllani futet si zëvendësues, Rrahmani ‘mister 90’ te Napoli

Kryesfida e mbrëmjes për grupet e Champions League u mbyll me fitoren e Interit 1-0 ndaj Barcelonës. Goli i Çalhanoglu vendosi fatet e sfidës, e cila u dominua nga katalanasit. Spanjollët arritën të barazonin shifrat por goli i Pedrit u konsiderua i parregullt duke lënë në fuqi avantazhin e zikaltërve.

Sfida tjetër e Grupit C mes Bajernit dhe Viktoria Plzen nuk u diskutua nga bavarezët të cilët mposhtën çekët me rezultatin e thellë 5-0.

Grupin A, Napoli rezulton shumë i fortë edhe për Ajaksin. Napolitanët fituan 1-6 përballë holandezëve, teksa dhe Liverpul mposhti skocezët e Rejnxhërs 2-0.

Ka surpriza në Grupin B. Atletiko Madrid bie përballë Bryzhit. Belgët fituan me 2 gola diferencë duke marrë kryesimin e grupit, ndërsa spanjollët renditen të fundit me pikë të barabarta me Porton dhe Bajer Leverkusen.

Shifrat e mbrëmjes:

Grupi A:
Ajaks – Napoli 1-6
Liverpul – Rejnxhërs 2-0

Grupi B:
Bryzh – Atletiko Madrid 2-0
Porto – Bajer Leverkusen 2-0

Grupi C:
Bajern Mynih – Viktoria Plzen 5-0
Inter – Barcelona 1-0/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!