Shehi: Tirana më e mirë po vjen…

  • Durraku hedh pas shpine zërat për një bashkim të shpejtë me Shkëndjën e Tetovës. Qan pozicionin e Hoxhallarit që sipas tij ende nuk është stabilizuar.

Orges Shehi foli sot për mediat teksa para takimit me Kastriotin në Kamëz të shtunën (15:00) tha se vlerëson rivalin dhe se Tirana për shkak të kohës së shkurtër përgatitore (vjen pas ndeshjeve europiane) ende nuk është në formën optimale.

Shehi:

Rezultatet me Kastriotin vjet?– “Këto janë statistika, jemi të vetëdijshem për forcën e kundërshtarit, në fushën e tyre i bejnë detyrat mjaft mirë. Na pret një ndeshje e rëndësishme”.

Jemi të kënaqur me lojën në fushë.Skuadra është 50% e re. Lojtarët kanë ardhur vonë dhe nuk kemi pasur shumë kohë për punë, ndryshe nga vjet që punuam 3 muaj të plota. Gjithmonë ka nevojë për përmirësim.

Vendin e Hoxhallarit akoma nuk kemi arritur ta stabilizojmë sepse na ka lënë një boshllëk të madh. Në Europë u munduam të afrojmë lojtar me karakteristika të tilla pasi është shumë i rëndësishëm në ndërtimin e lojës nga poshtë. Kemi ndryshuar disa herë dhe herë pas here ka funksionuar, ne do të vazhdojmë të punojmë për stabilizimin e mbrojtjes”.

Mungesat?-“Husein stërvitet veçmas, ndërsa Limaj po merr formën e tij. Pas Europës qëndroi një muaj jashtë. Tani është bashkuar me grupin dhe së shpejti do të vijë në formë të mirë së bashku me lojtarët e rinj”.

Shkëndija? -Sot jemi para ndeshjes. Deri me 31 maj jam trajner i Tiranës. E kam të ngulitur në mendje mjaft mirë, pasi pas ndeshjeve të Europës kërkoja që të bëhej një ndryshim për të marrë përgjegjësitë e skuadrës. Nuk është momenti për të folur për këtë, pasi fokusi është 100% në ndeshjen nesër”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!