Teuta luan mirë, Kukësi mban barazimin me…

Abissnet Superiore, Java 4/ Teuta – Kukësi 0-0

Mbyllet pa fitues sfida mes Teutës dhe Kukësit në “Niko Dovana”. Skuadrat ndajnë nga një pikë në ndeshjen hapëse të javës së katërt të Abissnet Superiore.

Ekipet zhvilluan një lojë të barabartë derisa sa u prishën raportet në numra të futbollistëve. Kjo ngjau në fundin e fraksionit të parë pasi sistemi VAR ndërhyn për të ndëshkuar me të kuq Ferreirën e Kukësit në ndëryrjen ndaj Hebajt.Gjyqtari e pa vetë rastin dhe largoi mbrojtësin mik.

Me fillimin e pjesës së dytë, Teuta ishte shumë më kërkuese në fushë. Durraskët shumë pranë shënimit të golit në minutat e fundit të sfidës. Një top i larguar mbi vijën fatale e më pas Tafas, i mohuan fitoren skuadrës së Bledi Shkëmbit që e nisi aventurën e tij me një barazim, të tretin radhazi për Teutën.

Sakaq, Kukësi dështon sërish të marrë fitoren e parë sezonale duke vështirësuar akoma më shumë pozitat e tij, edhe pse ai karton i kuq mund të justifikojë disi këtë rezultat për verilindorët e Gegës që pas përfundimit të sfidës u ndëshkua me karton të verdhë për protesta. Foto: F. Hazisllari /S.Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!