Haland fluturon në Sevilje, Mbape kërcen në Paris

  • Magjia e Ligës së Kampionëve nuk zhgënjeu në sfidat e para të grupeve. Dy gola të Haland dhe dy të shënuar nga Mbape sinjal i fortë i fenomenëve të radhës.


Rikthehet me prepotencë Champions. Dhe që në fillim me surpriza. Befasia e parë vjen nga Kroacia ku Dinamo Zagreb ka mposhtur minimalisht Çelsin me golin e Orsiç në minutën e 13′-të. Zhgënjejnë londinezët në këtë sfidë të parë të Grupit E, por nuk bindin as kampionët e Italisë që u ndalën në barazim 1-1 nga Salzburg.

Sakaq, supersfida e Grupit H mes PSG-së dhe Juventusit u mbyll me fitoren e francezëve 2-1. Dygolëshit të Kilian Mbape iu përgjigj vetëm goli i MekKeni në pjesën e dytë që nuk ndryshoi asgjë. Fitorja tjetër e këtij grupi i përket Benfikës e cila triumfoi 2-0 ndaj Makabi Haifës.

Sa i përket Grupit F, Real Madrid shkëlqeu përballë Selltikut me fitoren 0-3. Ka gola për Zhunior, Modriç dhe Hazard i cili mori vendin e Benzema pas 30 minutave lojë. ndërkaq zhgënjen Lajpcig teksa mundet 1-4 nga ukrainasit e Shahtjor Donjetsk

Në Grupin G, Haland i pandalshëm shënon dy herë në fitoren 4-0 të Mançester Sitit ndaj Seviljes, teksa dhe ish-skuadra e norvegjezit, Borusia Dortmund, e nis me këmbën e mbarë duke fituar 3-0 sfidën ndaj Kopenhagenit.

Rezultatet:

Grupi E
Dibamo Zagreb – Çelsi 1-0
Salzburg – Milan 1-1

Grupi F
Selltik – Real Madrid 0-3
Lajpcig – Shahtjor Donjetsk 1-4

Grupi G
Borusia Dortmund – Kopenhagen 3-0
Sevilja – Mançester Siti 0-4

Grupi H
Benfika – Makabi Haifa 2-0
PSG – Juventus 2-1/S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!