Kuotat/ Reali e nis nga vendi i…5-të

Edicionin e kaluar, Real Madrid kaloi PSG, Çelsin, Sitin, dhe fitoi finalen me Liverpulin. Kalon dhe në Superkupë Eintrahtin, e kuotojnë të 5-tin.

Bookmakersat para se të nisin ndeshjet e Ligës së Kampionëve, faza e grupeve, kanë përpiluar edhe skuadrat favorite për të triumfuar në finalen e Stambollit në 10 qershor 2023.

Këtë variant e kanë përqafuar edhe kompanitë e basteve të cilat menjëherë e kanë vendosur te llogaritë e tyre.

Në fakt duket e çuditëshme se si kampionët në fuqi të Real Madridit janë kuotuar të pestët. Në këtë listë aspak vendimtare për fundin, ai që kryeson parashikimet është Mançester Siti me koeficentin 3.5.

PSG ndjek me koeficentin 6 ndërsa më tej vjen Liverpul me 6.5. Më tej Bajerni i Mynihut me 7.5. Për Los Blancos vetëm vendi i pestë me kuotën 10-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!