Milan fiton ‘Madoninën’, ndalet Juve

Derbi i Milanos, i pari për këtë sezon, u ngjyros kuqezi. Me rezultatin 3-2, të besuarit e Piolit triumfuan ndaj skuadrës së Inzagit në një ndeshje për kartolinë. Nuk munguan kontestimet, përplasjet dhe momentet e nervozizmit.

Të parët që shënuan ishin zikaltërit me Brozoviç në minutën e 21′-të por Leao nuk lejoi që avantazhi i Interit të zgjaste shumë. Sulmuesi dërgoi sferën në këndin e pamundur për Handanoviç duke kthyer baraspeshën.

Nuk ndalet Milan në minutat që pasojnë. Kuqezinjtë shënojnë dhe dy herë të tjera me Zhiru dhe Leao duke çuar shifrat në 3-1.

Inter “zgjohet” pas pësimit të goditjes të tretë dhe gjen golin që mund të rihapte sfidën. Dzeko kthen në lojë Interin në minutën e 67′-të duke bërë që zikaltërit të shtojnë forcat në sulm për të kërkuar golin e barazimit. Disa herë vendimtar Menjo që me pritjet e tij fut në kasafortë këtë fitore shumë të rëndësishme për skuadrën e tij.

Më herët, Fiorentina dhe Juventus u ndanë në barazim në një ndeshje ku gjithçka u vendos në pjesën e parë, teksa mbrëmja u mbyll me një tjetër sfidë interesante mes Lacios dhe Napolit 1-2./S.Gjidiaj/

Rezultatet:
Milan – Inter 3-2
Fiorentina – Juventus 1-1
Lacio – Napoli 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!