Ronaldo, një kampion i madh kundër të gjithëve (Viedo)

Gushtin e vitit të kaluar Kristiano Ronaldo iku nga Juventus për tu bashkuar me skuadrën e Mançester Junajtid në Premier League.

Situata e fundit te klubi anglez (jashtë Champions) e ka vënë 37 vjeçarin portugez në lëvizje për një ekip të ri. Sot u shpërnda lajmi se 5 herë fituesi i Topit të Artë është shumë pranë Napolit në Seria A.

Ndërkaq me zhvillimet intensive mes klubeve, një video e publikuar së fundi në Twitter tregon qartë madhështinë e kampionit portugez në dhomat e xhveshjes teksa mbante veshur bluzën bardhezi të Juves.

“Të bëjmë diçka më shumë. Luajmë si një skuadër m*ti. Nuk bëjmë asgjë. Duhet të bëjmë më shumë. Nuk po bëjmë lojë, duhet të themi të vërtetën. Kjo është një ndeshje për Champions. Duhet të kemi personalitet…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!