Milan ndërron pronësi, i kalon RedBird

  • Milan është blerë zyrtarisht nga RedBird për 1.2 miliardë euro. Elliott pas katër vitesh pronësi, ia kalon menaxhimin RedBird

Klubi i famshëm italian, nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, shpjegon kalimin e pronësisë nga Elliot te RedBird. Fondi i drejtuar nga Gerry Cardinale blen 99.93% të aksioneve të kuqezinjve nga fondi Elliott.

“Për 123 vjet, Milani ka qenë sinonim i futbollit në nivelin më të lartë. Që nga themelimi i tij në 1899, AC Milan është kurorëzuar 19 herë kampion i Italisë dhe ka fituar 7 Kupa Evropiane / Ligë të Kampionëve, 7 Superkupa Italie, 5 Kupa Italie, 5 Superkupa Evropiane, 3 Kupa Ndërkontinentale, 2 Kupa të Fituesve të Kupave dhe 1 Kupa e Botës për Klube FIFA”, thuhet në komunikatë.

Si pronarë të ri të AC Milan, RedBird do të vazhdojë të investojë në të gjitha fushat kryesore për promovimin e interesave sportive dhe komerciale të Klubit, bazuar në rezultatet e arritura sezonin e kaluar, duke kulmuar me fitoren e Serisë A. Përvoja e RedBird në menaxhimin dhe ndërtimin e aktiviteteve sportive globale do të sigurojë që momenti aktual të marrë fuqi të mëtejshme në kapitullin tjetër të historisë legjendare të AC Milan.

Qëllimi aktual është të përfshijë mbështetjen e punës së udhëheqjes sportive dhe korporative të Klubit për të siguruar që ekipi të jetë vazhdimisht konkurrues në nivelet më të larta të futbollit; të sigurojë që mund të mbështetet në infrastrukturat dhe strukturat që përputhen me një nga organizatat sportive më të rëndësishme në botë; të forcojë ekipet e Klubit për femra dhe të rinj, dhe Fondacionin Milan, institucioni i Klubit i dedikuar për projekte në mbështetje të kategorive më të brishta”, lexohet më tej në komunikatën e Milanit

Gerry Cardinale, themeluesi dhe Partneri Menaxhues i RedBird,teksa foli për angazhimin e ri tha: “Vizioni ynë për Milanin është i qartë: ne do të mbështesim lojtarët tanë të talentuar, trajnerët dhe stafin në përpjekjet e tyre për të arritur sukses në fushë dhe për të lejuar tifozët tanë të ndajnë përvojat e tyre të jashtëzakonshme të këtij klubi historik. Ne do të sigurohemi që të shfrytëzojmë rrjetin tonë global të sporteve dhe mediave, përvojën tonë në mbledhjen dhe analizën e të dhënave, historinë tonë në zhvillimin e stadiumeve dhe mikpritjen për të arritur një qëllim: të mbajmë Milanin në krye të Evropës dhe futbollit botëror”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!