Teuta vijon rikthimet, radhën e ka Kuros

Mbrojtësi 29 vjeçar pas dy edicionëve në Qipro te PAEEK e Doxa, rikthehet te Teuta.

Pas Karabecit dhe Çyrbjes, një tjetër lojtar rikthehet te Teuta. Aleksandros Kuros dhe ekipi durrsak kanë gjetur akordin për të rilidhur bashkëpunimin mes tyre.

Futbollisti shqiptaro-grek ishte pjesë e Teutës para dy vitesh, kur durrsakët u shpallën kampionë. Me fanellën blu, 29-vjeçari shënon edhe një trofe të Kupës së Shqipërisë dhe dy të Superkupës.

Sezonin e shkuar mbrojtësi ishte pjesë e ekipit grek PAEK, ndërsa këtë verë iu bashkua klubit Doxa po në Greqi. Megjithatë, Kuros ishte thjesht kalimtar te Doxa pasi tashmë është pjesë e Abissnet Superiore në radhët e Teutës./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!