Deliu vishet bardheblu

Ardit Deliu është gati të nisë aventurën e re te Tirana. Klubi bardheblu ka prezantuar zyrtarisht sot ish-mesfushorin e Laçit.

Prej afro dy muajsh, 24-vjeçari ishte pjesë e Liepajës në Letoni ku aktivizua në disa ndeshje, ndërsa kohët e fundit e humbi vendin e titullarit dhe nuk iu dhanë minuta.

Deliu e ka nisur karrierën te Besa e Kavajës, për të vijuar me RNK dhe Hajduk Split në Kroaci. Kavajasi spikati për 4 sezone te skuadra e Laçit para se të transferohej në Letoni.

Tashmë, Ardit Deliu rikthehet të luajë në Superiore kësaj radhe me kampionët e Tiranës./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!