Berisha vishet bardheblu, rigjen Xhixhën

Pas largimit të Taulant Seferit drejt Ukrainës, Tirana ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e golashënuesit të sezonit që lamë pas. Ai është fieraku Elvi Berisha ai që do të riveshë fanellën bardheblu.

Klubi i Tiranës njoftoi sot arritjen e marrëveshjes me sulmuesin 23-vjeçar, i cili ka qenë edhe më parë pjesë e bardhebluve në sezonin 2016/17. Berisha ka provuar të luajë edhe për Laçin e Skënderbeun ku dhe e mbylli aventurën e tij për të zbarkuar në kryeqytet.

Kontrata e sulmuesit me “Ujqërit e Dëborës” nuk kishte përfunduar ende dhe klubi korçar mendohet të ketë përfituar një shumë modeste nga shitja e tij.

Për lojtarin e rritur te moshat e Leganes në Madrid vjen kontrata 2 vjeçare. 23 vjeçari pritet të jetë partner me Redon Xhixhën në sulm. Të dy futbollistët kanë qënë shokë skuadre te Laçi gjatë sezonit 2019-2020. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!