Paralajmërohen Partizani e Teuta, Kukësi merr gjobën e parë

Sikundër edicionin e kaluar teksa klubet e Partizanit dhe Teutës nuk preferuan të vendosin logon e sponsorit të Superiores me emrin “Abissnet Superiore” në mëngën e djathtë të fanellës edhe java e parë e edicionit të 84-ët i gjën në të njëjtat pozita.

Disiplina i paraljamëron të dy klubet. Ndërkaq takimi i parë sezonal Kukësi- Tirana u shoqërua nga disa situata jo sportive. Shishet plastike drejt Seferit por dhe sjellja antisportive e sulmuesit Klejdi Daci kaluan në Disiplinë. Pasojat gjobë e paralajmërim. Për lojtarin dy javë pezullim.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF (24 gusht 2022).

  1. KF Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  2. KF Teuta, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  3. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  4. Lojtari i FK Kukësi, Klejdi Daci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!