Atletiko e Betis bëjë përpara, Muriqi pikë në tokën baske

Atletiko Madrid ka kaluar pa vështirësi Getafen në derbin e Madridit duke triumfuar pastër 3-0. Fitorja erdhi me dopietën e Moratës dhe golin e Grizman.

Në sfidën tjetër, Majorka e Vedat Muriqit ka ndalur në barazim pa gola Atletik Bilbaon. Pavarësisht se loja foli për vendasit, Majorka nuk u thye deri në fund të 90-minutave.

Muriqi e nisi nga minuta e parë dhe u zëvendësua vetëm tri minuta përfundimit të sfidës.

Java e parë e La Liga-s mbyllet me fitoren e Real Betis përballë Elçes e cila luajti me një lojtar më pak prej minutës së 16′-të./Sara Gjidiaj/

Rezultatet sot:

Getafe – Atletiko Madrid 0-3

Atletik Bilbao – Majorka 0-0

Real Betis – Elçe 3-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!