Guindo firmos te Diba

Përshëndeti me një mesazh falenderus ish klubin e sezonit të kaluar Laçi dhe më pas Saliu Guindo, zyrtarizohet te Diba Al Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Saliou Guindo konfirmoi largimin nga skuadra e Laçit me një mesazh falenderimi, teksa nuk ka vonuar prezantimi te skuadra e re.

“Këpuca e Artë” e Superiores për sezonin e shkuar do të vijojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do të mbajë veshur fanellën e FC Diba.

Përflitej se sulmuesi kishte marrë oferta nga Hungaria dhe me shumë mundësi do të transferohej atje, por 25-vjeçari i aktivizuar më parë te Skënderbeu, Bylisi dhe Laçi ka zgjedhur kampionatin elitar arab për hapin e radhës në karrierë.

Për 25 vjeçarin vjen kontrata dy vjeçare./S. Gjidija, Sportiim.al/

Klubi e ka zyrtarizuar në Twitter:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!