Festoi 80 vjetorin e lindjes, Preçin e nderojnë…

Tërhiqet nga roli i radiokronistit sportiv në ditën e lumtur, Rrok Preçi kalon “kufinjtë”….

Në një ambient festiv në kryeqytin shqiptar Tiranë, sot komentatori sportiv i Radio Tiranës Rrok Preçi pati takimin jubile me ditën e lindjes së 80-të.

Në këtë takim festiv asistuan kolegë të tij të mikrofonit nga Shqipëria dhe Kosova, gazetarë, autoritete të jetës publike, miq, familjarë etj.

Preçi me origjinë nga zona e Shkodrës por me rezidencë të gjatë në Kurbin për kontributin e dhënë u nderua nga Këshilli Bashkiak i Kurbinit me titullin e lartë “Qytetar Nderi”.

Ndërkaq për ish komentatorin pati surpriza të shumta nga të pranishmit. Nuk ka munguar një ‘delegacion’ nga Kosova. Njëri prej tyre, ndër më të famshmit në Prishtinë, Gani Kosumi, ka shkruar në “Facebook”.

Kosumi shkruan:

“Rrok Preçi- 43 vjet gazetar e reporter sporti, ndahet nga mikrofoni.”

Në Restoranin “Pëllumbat e Paqes” në Tiranë është mbajtur një solemnitet me rastin e 80 vjetorit të lindjes dhe 43 vjetorin e punës gazetar dhe reporter sporti të Rrok Preçit.

Ai ishte reporter sporti i Radio Tiranës nga Kurbini. Në këtë përvjetor të lindjes, Bashkia e Kurbinit e dekoroi me titullin ” Qytetar nderi të Kurbinit”.

Të ftuar ishin gazetarë nga Shqipëria e Kosova si dhe emra të njohur të sportit shqiptarë. Rrok Peçi është shpallur edhe Ambasador i Paqes. Për kontributin e dhënë si reporter sporti Preçi nga Radio Tirana u nderua me Mikrofonin e Artë.”, shkruan gazetari i njohur sportin nga Prishtina Gani Kosumi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!