Miqësore/ Teuta dhe Kastroti dështojnë në shtëpi
Apolonia ul më këmbë në tokë Egnatian e mund 2-0
Teuta mundet nga Partizani 1-2 në testin e sotëm luajtur në Durrës. Edhe Kastrioti me statusin e pritësin u mund me të njëjtin rezultat 1-2 nga Dinamo në miqësoren e luajtur këtë pasdite në ‘Redi Maloku’ të Fushë Krujës.
Në “Niko Dovana” ishte Rubin Hebaj që hapi serinë e golave nga një goditje dënimi. Më pas të kuqtë e trajnerit debutues Kolela barazuan dhe kaluan përpara duke mbyllur 1-2.
Ndërkohë në miqësoren e luajtur në “Loni Papuçiu’ Egnatia e ripërtrirë me shumë futbollistë cilësorë është mundur 2-0 nga bardhjeshilët e Apolonisë. /Sportiim.al/