Testi/ Tirana sillet si kampione në Ballsh, Laçi…

Kampionët dhe nënkampionët demostrojnë forcë, fitojnë miqësoret në transfertë.

Miqësore në “Adush Muça”: Bylis- Tirana 1-3 (Ruçi 40’/ Xhixha 43′, Ismajlgeci 45′, Hila 76′)

Në Mallkaster testi mes Bylisit dhe Tiranës.

Pak ditë më parë Bylis “rrëzoi” Partizanin 3-0, por sot në “Adush Muça” u ndal përballë kampionëve në fuqi. Ballshiotët realizuan të parët me Ruçin, ndërsa Xhixha, Ismailgeci dhe Hila përmbysën rezultatin dhe kthyen gjithçka në favor të bardhebluve.

Erzeni- Laçi 0-2 (Akiniemi 23′, Velkoski 55′)

Laçi udhëtoi drejt Shijakut për t’u testuar ndaj Erzenit, skuadrës që siguroi ngjitjen në elitë. Në “Tofik Jashari” kurbinasit e Vukiçeviç fituan 2-0. Adeleke në pjesën e parë dhe Velkoski në të dytën vulosën triumfin e bardhezinjve.

Ndërkohë bardhezinjtë pasi janë dakortësuar me Albi Allën (pritet zyrtarizimi), kanë vendosur të marrin një tjetër sulmues. Ai do të vijë nga Serbia dhe sipas burimëve në klub, shoqërohet me një skedë mjaft të pasur sportive./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!