Alioski te Fenerbahçe, sot firma

Fenerbahce njofton përmes një potimi në Twitter se ka arritur marrëveshjen me klubin saudit të Al Ahli për transferimin e mesfushorit Ezgjan Alioskit.

Mesfushori shqiptar ishte transferuar në Arabinë Saudite në verën e vitit të kaluar nga Lids Junajtid por 30 vjeçari duket se ka rënë në radarët e klubit të madh turk i cili me gjasë ka arritur të bindë klubin që ka kartonin e anësorit të lindur në Prilep.

Sot pritet të mbërrijë në Stamboll dhe nëse bindet për kushtet e kontratës huazuese do hedhë të zezën mbi të bardhë.

Njotimi:

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje paraprake me klubin për huazimin e Ezgjan Alioskit, i cili luan në skuadrën e Al Ahlit të Arabisë Saudite. Futbollisti do të vijë mbrëmjen e sotme (e hënë) në Stamboll për të vazhduar negociatat”, thuhet në njoftimin e Fenerbahçes. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!