Trajneri i ri, Olimpiakos zyrtarizon Korberan

Korberan zë vendin e Pedro Martins te ekipi helen, i shkarkuar pas disfatës poshtëruese në Champions League kundër Maccabi Haifa (0-4).

Eliminimi shokues i pësuar në eliminatoret e Champions League (humbja 4-0 në ndeshjen e kthimit) ndaj Makabi Haifa bëri që presidenti i Olimpiakos, Evangelos Marinakis të shkarkojë trajnerin Pedro Martins.

Sot klubi i famshëm grek njofton se ka gjetur pasardhësin duke e afruar një teknik të ri por që vjen nga shkolla spanjolle e trajnimit.

Ai është Karlos Korberan. 39-vjeçari, figuron ish-asistent i Marselo Bielsa-s, teksa trajneri spanjoll është rikthyer pas dy sezoneve në pankinën e Hadersfield.

Foto nga Twitter, shkrimi nga Sportiim.al

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!