Dortmund me vështrimin te Xheko, Ikardi…

Në shënjestër: Edin Zheko nga Inter, Krzysztof Piatek i Hertha Berlin, Mauro Ikardi nga Paris Saint-Germain dhe Xhon Kordoba i FK Krasnodar.

Largimi i norvegjezit Erling Haland drejt Sitit por dhe probleme të akumuluara me kontigjentin ekzistues kanë shtuar kërkesën për të parë nga tregu i verës. Për një numër 9-të.

Shkaku; Borusia Dortmund është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Sebastien Haller. Me gjasë te klubi gjerman janë duke pritur të përcaktojnë më mirë rrugën dhe kohën e rikuperimit të ish- futbollistit të Ajaksit.

Sipas Sky Deutschland, ka disa emra që verdhezinjtë po tentojnë ti dërgojnë në Dortmund. Klubi po vlerëson edhe mundësinë e Mauro Ikardit dhe Edin Zhekos. Por jo vetëm/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!