Harmon firmos në Algjeri

U largua nga Laçi, liberiani firmos për dy sezone me JS Soura.

Vetëm pak ditë më parë u largua përfundimisht nga ekipi i Laçit dhe sot prezantohet tek ekipi i ri. Bëhet fjalë për Harmon Van Dave i cili ka firmosur me JS Soura në elitën e futbollit algjerian.

Sulmuesi nga Liberia u bashkua me kurbinasit në 2020 dhe u aktivizua në 31 ndeshje duke shënuar në total 5 gola. Një dëmtim e la jashtë fushës për një periudhë dhe kjo bëri që lojtari të mos merrte shumë minuta me bardhezinjtë.

26-vjeçari nuk u përfshi as në listën e lojtarëve të Laçit për ndeshjet europiane dhe u largua nga ekipi për të nisur një aventurë të re në Algjeri./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!