Dhunë pas ndeshjes, tifozët e Zrinjskit…

Tifozë të plagosur dhe të ndaluar. Plagoset edhe një efektiv.

Kaos pas ndeshjes Tirana- Zrinjski luajtur sot në Tiranë për UEFA Conference League.

Në momentin e daljes së tifozerisë mike nga ‘Air Albania Stadium’ ka ndodhur përplasja verbale mes tifozerive e më pas në aksion për të normalizur situatën është futur në veprim policia.

Boshnjakët të shumtë në numër, kanë tejkaluar me gjeste dhe veprime vandale aq sa raportohet se një efektiv i policisë është plagosur me mjete të qelqta.

Ndërhyrja e forcave të rendit përpos shuarjes së vatres së dhunës bëri që disa nga tifozët të shoqërohen në komisraiat. Ka dhe të tjerë që kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!