Europa, gati starti i 5 kampionatëve elitare

Europa gati të nisë me eventet e mëdha futbollistike. Veç kompeticionëve të UEFA-s teksa shumë prej tyre kanë nisur, radha i vjen kampionatëve elitare.

Anglia me Premier League (5 gusht), Spanja me La Liga (12 gusht), Italia me Seria A (13 gusht), Gjermania me Bundesliga (5 gusht) dhe Franca me Ligue 1 (5 gusht) gati të startojnë.

Ky sezon i ri futbollistik shtyrë dhe nga fakti që në nëntor-dhjetor luhet kampionati Botëror (‘Katar 2022’), i ka bërë federatat e vendeve me futboll të zhvilluar të kopsisin kalendare e axhenda të sofistikuara në mënyrë që ata (pjesëmarrëset në fazë finale të Botërorit) të kenë kohën e duhur organizative e përgatitore.

Ndërkaq nga europianet garuese në ‘Katar 2022’ kanë nisur kampionatet: Belgjika, Austria, Kroacia, Danimarka, Serbia, Polonia dhe Zvicëra.

Të kualifikuara nga Europa në Botëror:

Belgjika, Kroacia, Anglia, Danimarka, Franca, Gjermania, Holanda, Serbia, Zvicra, Spanja, Portugalia, Polonia dhe Uellsi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!