Dibala kryen vizitat mjekësore, te Roma, numrin 21

Iku nga Juve ndërsa Inter dhe shumë ekipe të tjerë e kishin në listë. Mirpo Roma u tregua më e shpejtë dhe Paulo Dibala zgjedh të vijojë me skuadrën e Zhoze Murinjos. Pasi kreu vizitat mjekësore për ANSA ai tha:

“Gjithçka shkoi mirë, jam shumë i lumtur. A është Roma një ekip i mirë? Po”. Kështu Paulo Dibala foli pasi kreu vizitat mjekësore në qendrën e Romës pikërisht në një klinikë private në Albufeira, Hospital Particular do Algarve.

Fill pas saj, argjentinasi u nis për në resortin ku klubi i tij i ri është i grumbulluar. Këtu ai duhet të takohet me Zhoze Murinjon dhe bashkëlojtarët e rinj dhe më pas të nënshkruajë kontratën e re me verdhekuqtë. Me shumë gajsë nesër paradite.

Sakaq pritet që klubi romak në mbrëmje ose nesërtë bëjë njoftimin zyrtar për kalimin ish mesfushorit të avancuar bardhezi te Roma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!