Partizani zyrtarizon mbrojtësin sllovak

Pas eleminimit nga Conference Leauge skuadra e Partizanit vazhdon me përforcimet për sezonin e ri që do të nisë më 20 gusht.

I fundit që ka arritur marrëveshjen me klubin e Partizanit është sllovaku, Jozef Manish. Mbrojtësi i bashkohet skuadrës pas eksperiencave në elitën e futbollit sllovak me skuadra si Spartak Trnava, Ruzomberok dhe Zlate Moravce.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar do të jetë pjesë e të kuqve për 2 sezonet e ardhshme siç bën me dije vetë klubi i Partizanit në njoftimin zyrtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!