Shorti i Superiores në kohë reale

Nis me 20 gusht dhe përfundon në 24 maj 2023. Erzeni do ti luajë ndeshjet si pritës në ‘Niko Dovana’
Gjithëçka gati, këto çaste nis shorti i edicionit të 84-ët të Abissnet Superiore. Shorti udhëhiqet nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Ilir Sulku dhe Shefi i Sektorit të Garave Marjus Sulejmani
Në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania Stadium”, 10 skuadrat e Abissnet Superiore po mësojnë kalendarin e gjithë sezonit futbollistik.
Ndërkohë edicioni i ri do të luhet si zakonisht këto vite të fundit me formatin me 10 skuadra dhe katër faza. Ai nis me 20 gusht dhe përfundon në 24 maj 2023
Skuadrat pjesëmarrëse janë: Tirana, Laçi, Partizani, Kukësi, Vllaznia, Teuta, Kastrioti, Egnatia, Bylis, Erzeni./Sportiim.al/
Java e parë 20 gusht 2022:
Partizani-Egnatia
Laçi- Teuta
Erzeni-Vllaznia
Kukësi- Tirana
Bylis- Kastrioti
Shënim: Kalendari i plotë po përpunohet nga ‘shotuesit’ sipas formulës së diktuar nga numrat e përzgjedhur nga goglat.
(Kliko poshtë për shortin Live)