Europiani i femrave, Austria kalon irlandezo veriorët

Nis turi i dytë i ndeshjeve në grupe, Austria me nga një gol për pjesë mund Irlandën e Veriut 2-0. Pas pak ndeshja në Brajton mes Anglisë dhe Norvegjisë.

Austria ka harruar humbjen me Anglinë dhe ka fituar ditën e sotme ndeshjen kundër Irlandës së Veriut në shifrat 2-0.

Golin e parë austriaket e shënuan në minutën e 19′-të me anë të Shishtël dhe rezultati dyfishohet në fund të ndeshjes kur në minutën e 88′-të Nashenveng dërgon topin në rrjetë për të vulosur fitoren.

Austria merr pikët e para në grupin A duke qëndruar në vend të tretë në pritje të ndeshjes që do të luhet në mbrëmje mes Anglisë dhe Norvegjisë, dy skuadrave pretendente për të kaluar grupin./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!