Franca “shpërfytyron” Italinë

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Në Europianin e femrave që po luhet në Angli, këtë mbrëmje në Rotherham, kombëtarja franceze, e treta në ranglistën e FIFA-s, ia ka dalë të fitojë pa vështirësi me “manita” përballë Italisë.

Shifrat përfundimtarë Francë- Itali 5-1

Në pjesën e parë francezet shfaqën teknikë dhe u treguan të sakta para portës teksa gjetën rrjetën pesë herë. Zhejoro (9′), Katoto (12′), Kaskarino (38′) dhe sërish Zhejoro (40′, 45′) shënuan për Francën në 45 minutat e para.

Franca “zbehet” në pjesën e dytë ndërsa Italia “zgjohet” duke përmirësuar diçka në lojën e saj. Madje duke gjetur golin e nderit në minutën e 77′-të me Piemonten e sapofutur në fushë.

Në minutat e mbetura nuk ndryshon asgjë. Keshtu, Franca e nis me një fitore të thellë duke u konfirmuar si një nga skuadrat pretendente për të fituar Europianin 2022.

Ndërkaq më herët u luajt edhe sfida tjetër e Grupit D midis Belgjikës dhe Islandës e cila u mbyll në barazim 1-1.

Nesër rikthehet vëmendja te Grupi A. Austria sfidon Irlandën e Veriut në 18:00, ndërsa Anglia vendase do të ketë përballë Norvegjinë duke nisur nga ora 21:00. Për Italinë ndeshja e radhës do të jetë ndaj Islandës në 14 korrik. dy të parat e çdo grupi kalojnë më tej.

Pas përfundimit të raundit të parë të takimeve, renditja në grupe është e tillë: 

Grupi A:
Norvegji                  3
Angli                        3  
Austri                      0
Irlandë e Veriut      0

Grupi B:
Gjermani                3
Spanjë                    3
Finlandë                 0
Danimarkë             0

Grupi C:
Portugali                1
Zvicër                     1
Holandë                 1
Suedi                      1

Grupi D:
Francë                   3
Belgjikë                 1
Islandë                  1
Itali                        0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!