Anglia pa mëshirë, 8 gola Norvegjisë

Norvegjia kampione bote në 1995 në Solna (Suedi) ndërsa mundi Gjeramninë 2-0, sot në fazë finale të një europiani shkatërrohet nga Anglia 8-0.

Ndeshja:

Anglia ka marrë një fitore me shumë vlerë përballë një kundërshtari direkt në grupin e saj, Norvegjisë. Britaniket surprizuan norvegjezet me 8 gola të shënuar kundrejt asnjë të pësuari.

U duk se loja nisi më mire për Norvegjinë që po tregohej më e qartë dhe më këmbëngulëse në lojën e saj, por mjaftoi një penallti e diskutueshme në minutën e 12′-të e kthyer në gol nga Stenuej që loja të merrte një tjetër rrjedhë.

Më pas Anglia mori zemër ndërsa avantazhit, arriti të shumëfishonte rezultatin duke e kthyer sfidën në një seancë të zakonshme stërvitore.

Hemp, Uajt, Med 2 herë dhe sërish Uajt, shënuan 5 golat e tjerë me të cilët do të mbyllej pjesa e parë.

Në pjesën e dytë anglezet do të shënojnë edhe dy herë të tjera me Ruso në minutën e 66′-të dhe me Med në minutën e  81′-të duke mbyllur kështu serinë e tetë golave.

Anglia kryeson e vetme Grupin A në kuotën e 6 pikëve, ndjekur nga Austria dhe Norvegjia me nga 3 pikë. Grupi mbyllet nga Irlanda e Veriut e ende pa pikë në 2 ndeshje të luajtura.

Ndërkohë nesër rikthehet të luajë Grupi B me Danimarkë-Finlandë në 18:00 dhe me sfidën interesante mes Gjermanisë dhe Spanjës ne 21:00. /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!