Euro 2022 femra/Gjermania dhe Spanja e nisin me fitore

Gjermania merr një fitore me rëndësi për grupin e saj duke mposhtur kampionen në fuqi, Danimarkën, me një rezultat të thellë, 4-0. Magul (21′), Shyler (57′), Latvain (78′) dhe Pop (86′) i dhanë fitoren Gjermanisë në këtë ndeshje të parë të grupeve.

Danimarka, sikur të mos mjaftohej me humbjen në këto shifra, ndëshkohet dhe me një karton të kuq në fund të ndeshjes dhe e mbyll sfiden me 10 lojtare. Kyl merr kartonin e dytë të verdhë dhe detyrohet të lërë fushën e lojës.

Më herët kombëtarja e Spanjës kishte fituar përballë Finlandës me një rezultat bindës, 4-1. Falë golavarazhit më të mirë, momentalisht Gjermania kryeson në grupin B teksa pret të martën tjetër përballjen me rivalin e saj direkt, Spanjën.

Nderkohe grupi C do të zbresë sot në fushë me Portugalinë që do të ketë përballë Zvicrën duke nisur nga ora 18:00 dhe për të vazhduar në orën 21:00 me sfidën midis Holandës dhe Suedisë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!