Zvicëra befasohet në të dytën, sot radha e Francë-Itali

Në Angli, ‘Euro 2022’ për femra, nuk lejon parashikime për skuadra favorite apo inferiore. Por dhe surprizat brenda një takimi janë tregues se europiani do të jetë i gjithi për tu ndjekur.

Kështu të shtunën Portugalia dhe Zvicra, u ndanë me një barazim 2-2. Një ndeshje dramatike e cila pa zviceranet të cilat shënuan që në minutën e dytë me Sou dhe dyfishuan në të pestën me Kiviç.

Në pjesën e dytë ishte Portugalia që ngushtoi rezultatin në minutën e 58′-të me anë të Gomez dhe barazoi me një gol të Silvës në minutën e 65′-të.

Ndeshja u mbyll me këtë barazim dhe me helvetet që nuk e administruan dot avantazhin për të marrë fitoren e parë në këtë Europian.

Nga ana tjetër edhe Holanda barazoi me Suedinë në një ndeshje mjaft të luftuar ku suedezet kaluan të parat në avantazh në minuten e 36′-të me anë të një goli të shënuar nga Anderson, por në pjesën e dytë holandezet barazuan shifrat me Rud në minutën e 52′-të.

Ndërkaq, sot do të jetë radha e Grupit D që do të zbresë në fushë. Belgjika që do të luajë kundër Islandës në 18:00 dhe ndeshja mjaft interesante mes Francës dhe Italisë në orën 21:00 do të mbyllë xhiron e parë të ndeshjeve të grupeve./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!