Femra/ ‘Euro 2022’, Norvegjia nis me prepotencë

Në Angli, aty ku po luhet Europiani i femrave, Norvegjia bind në ndeshjen e saj. Gjermania dhe Spanja zbresin sot në fushë.

Norvegjia favorite e kompeticionit, e ka nisur me fitore Europianin e saj përballë Irlandës së Veriut me rezultatin 4-1. Blakshtad nisi serinë e golave në minutën e 10′-të, Manum shënon të dytin në të trembëdhjetën, Hansen tregohet e saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 31′-të dhe vulos Rajten me golin e katërt vetëm 10 minuta pas nisjes së pjesës së dytë.

Ndërkaq, Hegerberg shënon në minutën e 69′-të, por goli anulohet nga sistemi VAR. Për Irlandën e Veriut, goli i nderit u realizua nga Nelson në minutën e 49′-të. Norvegjia kryeson grupin A me pikë të barabarta me Anglinë (mundi 1-0 Austrinë në prolog) duke lënë pas Austrinë dhe Irlandën e Veriut.

Kalendari për ditën e sotme i lë radhën një prej grupeve më interesante të Europianit, atij B, ku bëjnë pjesë Gjermania, Spanja, Finlanda dhe Danimarka. Spanjë-Finlandë në orën 18:00 dhe Gjermani-Danimarkë në  21:00 janë dy sfidat që do të luhen sot të vlefshme për Euro 2022./Sara Gjidiaj,Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!