Partizani udhëton drejt Tbilisit, tifozët te… ‘Fan-Zonë’

Sipas njoftimit të Partizanit në rrjete, skuada është nisur me një avion çarter drejt Tbilisit, për të udhëtuar më pas drejt qytetit të Gorit, ku është parashikuar të zhvillohet ndeshja e vajtjes e Ligës së Konferences me Saburtalon.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Tengiz Burjanadze” dhe ka si orë startuese (ora e Shqipërisë) 18:00.

Ndërkaq klubi ka njoftuar në ‘Facebook’ se për të gjithë tifozët e kryeqytetit do të krijohet një Fan-Zonë.

Njoftimi:

“Për të gjithë ju sportdashës që nuk do të mund të jeni në stadium në Gjeorgji për të ndjekur nga afër ekipin në aventurën evropiane, Klubi Partizani ju fton të ndiqni skuadrën e zemrës në Fan Zone-in e krijuar posaçërisht për tifozerinë e kuqe Amfiteatri i Tiranës pranë Liqenit do të jetë vendi i rezervuar për ju për të ndjekur dhe mbështetur “Demat e Kuq” në prezantimin e parë zyrtar në Europa Conference League. Hyrja falas “

Lista e plotë e Partizanit për ndeshjet e turit të parë:

Portierë: 1 Vokli Laroshi, 40 Bekim Rexhepi, 77 Aldo Teqja

Mbrojtës: 2 Egzon Belica, 3 David Atanaskoski, 16 Edison Ndreca, 26 Paulo Buxhelaj, 28 Elion Sota, 33 Eneo Bitri, 34 Sembene Pape Saliu, 44 Andi Hadroj.

Mesfushorë: 8 Çandrel Zhero Masanga Matondo, 10 Engjëll Hoti, 14 Gueje Maget, 17 Bruno Telushi, 21 Valentino Murataj, 23 Ermir Spahiu, 27 Aristoteles Romero, 99 Arinaldo Rrapaj.

Sulmues: 9 Xhuliano Skuka, 11 Matej Cvetanoski, 22 Tedi Cara, 24 Xhafer Hodo. Tr: Dritan Mehmeti/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!