Duro para Iskras: Favoritë? Duhet respekt dhe përqendrim

Bardhezinjtë në vigjilje të ndeshjes numër 25-të të kompeticioneve të UEFA-s. Flet Shpëtim Duro.

Nesër në ‘Elbasan Arena’ (20:00) skuadra e Abissnet Superiore më e suksesshme e edicionit të kaluar në Europë, Laçi, do të nisë zyrtarisht pjesëmarrjen e radhës në Conference League.

Në turin e parë eliminator në të vajtjes, bardhezinjtë do të presin fqinjët e Iskra Danilovgrad të Malit të Zi. Në drejtimine stafit teknik me Shpëtim Duron në krye, kurbinasit kanë kryer punë volimunoze në terren ndërsa fitorja dhe kalimi i këtij turi, duket misioni i vetëm e Laçit teksa në ranglistën e UEFA-s ka koeficentin e lartë 6 000.

Ndërkaq nga dje skuadra është spsotuar në Elbasan. I gjithë faktori sportiv kurbinas me mendje te konfigurimi i ri i bardheznjëve të cilët si afrime ‘Big’ të verës kanë dy emra: Luka Cucin dhe Majkëll Babatunde.

Sipas axhendës, këtë mbrëmje skuadra do të stervitet lehtë në 19:00. Trajneri Shpëtim Duro i tha ‘Sportiiim.al’:

Vjen ndeshja me Iskren, është gati Laçi?

“Po, erdhëm të martën dhe zhvilluam seancën përgatitore në orën 19:00. Do të stërvitemi lehtë edhe sot po në këtë orë. Për të qenë gati të enjten ndaj Iskres.”

Një ide se mund të luani ndaj malazezëve?

“Patjetër që kemi bërë përgatitjet e duhura dhe e kam idenë në kokë se si do luajmë me Iskren.”

Trajneri kundërshtar ju ka konsideruar favorit, po ju si e shihni Laçin tuaj?

“Normalisht skuadra jonë është favorite duke pasur parasysh koeficentët më të lartë sa u përket paraqitjeve në Europë. Ashtu sikundër dhe edicionin e kaluar. Jemi favoritë por në futboll duhet repekt dhe përqendrim ndaj çdo rivali për të arritur rezultatin e duhur”.

Cucin dhe Babatunde në fushë?

“Do jenë pjesë e skuadrës. Sigurisht Cucin ka ardhur më herët dhe është përgatitur me skuadrën ndërsa Babatunde u bashkua me grupin shumë vonë dhe do jetë pjesë e skuadrës por duhet parë dhe mungesa e madhe e të luajtrit patjetër që ka atë mungesën e ritmit të duhur”./ Intervistoi: Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!