Gravina: Futbolli italian “pacient në gjëndje kritike”

Mjaftoi një deklaratë e presidentit të UEFA-s Ceferin për të shkundur Italinë futboll. Kreu i futbollit europian tha dy ditë më parë se Italia nuk ka infrastrukturë për të pritur ‘Euro 2032’.

Aq, pasi në një linjë me kreun e UEFA-s duket vetë presidenti i FIGC Gabriele Gravina. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, presidenti i FIGC, foli për një revolucion në sistemin e futbollit italian.

Nga indeksi i likuiditetit, te sigurimi i llogarive, te futbolli i të rinjve dhe reformat në shkolla, apo bastet. Ai i shigjetoi kritikat te Liga A:

“Për Federatën, mbështetja e Ligës A është e domosdoshme: nga aty vijnë të ardhurat më të mëdha. Por shpresoj që të jetë më e projektuar drejt së ardhmes, jo statikes apo të stilit të vjetër.

Përndryshe do të bëhej lëmsh për të gjithë sistemin. FIGC është në dispozicion për të kryer rolin e saj të shërbimit dhe për të gjetur sintezën e duhur, por kërkon respekt.

Ne kujdesemi për problemet e klubeve dhe përpiqemi t’i përballojmë ato. Por mjaft me arsyetimin e parimit apo nuancat e metodës së përdorur vetëm për të ruajtur statuskuonë.

Pacienti është në gjëndje kritike dhe nuk mund të trajtohet me aspirinë. Detyra e FIGC është për të zbatuar rregullat, normat dhe rolin që i takon”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!