Partizani luan europën në Arenën Kombëtare

E kthimit me Saburtalon të enjten datë 14 korrik ora 20:00 në kryeqytet.

Partizani pjesëmarrës në UEFA Conference League tej faktit që ka zhvilluar deri tani një merkato për tu admiruar, ka marrë lajmin e mirë se takimin e kthimit me kaukazët e Saburtalos do ta zhvillojë në ‘Air Albania Stadium’.

Është vetë klubi kuq i cili ka raportuar lajmin në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’.

Njoftimi:

Klubi Partizani me kënaqësi njofton se ndeshja e kthimit Partizani – Saburtalo e vlefshme për turin e parë të Europa Conference League do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Impjanti i kryeqytetit do të jetë stadiumi pritës i të kuqve për takimin ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo në program të enjten datë 14 korrik ora 20:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!