Iskra në hyrje, ka rikthime e konfirmime

Nga skuadra malazeze janë larguar gjysma e ekipit. Afrimet përpos kohës së shkurtër me skuadrën, janë për tu marrë në konsideratë.

Përforcimi i parë te rivali i Laçit në turin e parë të Conference League i kësaj merkatoje është Andrija Rajoviç. Mesfushori 21-vjeçar vjen nga Spartak Subotica.

I radhës në hyrje i Istrës është Halil Muharemoviç, i cili vjen nga skuadra e Podgoricës dhe do të mbulojë pozicionin anësor. Ai ka luajtur edhe për Petrovac dhe Otrant.

Vjen dhe Danilo Markoviç. Lojtari i radhës i Iskra-s, vjen nga FC Rhodes dhe do të mbulojë pozicionin e mesfushorit.

Përforcimi tjetër për klubin malazez është Alonzo Pirt, ai vjen nga FC Shevardeni Gjeorgji. Përforcimi i ri i klubit tonë është Zarko Popoviç, ai vjen nga FC Rudar dhe do të mbulojë pozitën e mesfushorit.

I kthyer te Iskra figuron Vladislav Rogoshiç, pas një viti mesfushori 27-vjeçar është rikthyer te klubi ku ka luajtur në të shkuarën.

Ndërkaq,Iskra ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës edhe për një vit me Bogdan Obradoviç dhe Nikola Kumburoviç.

Më herët me skuadrën nga Danilovgradi ka zënë vend ish sulmuesi i Teutës, Darko Nikaç./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!