Adili zyrtarizon largimin nga Vllaznia

“Sa te kem jetë do keni një vend të VEÇANTË NE ZEMREN TIME”, thotë Adili

Mbrojtësi Mevlan Adili, ka njoftuar largimin nga shkodranët dhe këtë e bëri pak çaste më parë në rrjete.

“Faleminderit Shkodër, Faleminderit KF Vllaznia. I lumtur qe i kam shërbyer këtij qyteti kaq të bukur, qytet me kulturë, art, traditë, qytet që jeton me sportin dhe sidomos me futbollin, këtij populli që meriton gjithçka sepse e bëjnë çdo gjë me zemër të bardh dhe pa asnjë interes.

Kudo qe kam shkuar nga dita e pare kam qen shumë i respektuar dhe i nderuar unë dhe familja ime, gjë qe ma keni lehtësuar te bej paraqitje te mira ne fushë. Jam i lumtur qe isha pjesë e këtij grupi me djem dhe futbollistë te mrekullueshëm, qe ktheu entuziazmin qe kishte munguar ne këtë qytet dhe me fitimin e Kupës se Shqipërisë 2 herë radhazi ndryshuam çdo gjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!