Fangaj, përforcimi i Egnatias

Egnatia vijon me përforcimet ndërsa të hënën klubi zyrtarizoi mbrojtësin Fangaj dhe mesfushorin beratas Hyseni.
Njoftimet:
Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 2 vjeçare me mbrojtësin e djathtë Abdurrahman Fangaj.Shkodrani vjen pas dy sezone me skuadrën e Vllaznise në Abissnet Superliga, pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë.
Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj për 3 vite mesfushorin Erald Hyseni.Beratasi pasi ka kryer vizitat mjekësore ka firmosur kontratën në prani të presidentit Agim Demrozi.